Sport

Batatina tregon favoritët për titullin e Superligës

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 15 August 2018

Drejtori sportiv i Llapit, Tahir Batatina ka dhënë mendimin e tij rreth skuadrave favorite për titull të kampionit.

Ai ka futur në këtë garë katër ekipe, por ka lënë jashtë Trepçën ’89 që ka shpallur kandidaturën për ta fituar këtë trofe.

“Drita, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi janë katër skuadrat favorite për titull të kampionit”, është shprehur Batatina, duke mos përjashtuar mundësinë që edhe ndonjë ekip tjetër mund t’i futet kësaj ‘valle’.

-Advertisement-

Gjatë kësaj vere ka pasur lëvizje të shumta të skuadrave dhe vetëm pas disa xhirove mund të kuptohet qartë se kush do të jetë pretendent për titull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera