Sport

Batatina: Pasi që po ka tubime, pse të mos ketë tifozë në stadium, kur do të mund t’i respektonim masat

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 06 February 2021

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka kërkuar që të rikthehen tifozët në stadiume, shkruan Gazeta inFokus.

Në një intervistë të dhënë për ATV, tekniku i llapjanëve ka thënë se duhet të rikthehen tifozët, pasi fushtatat zgjedhore po tubojnë shumë njerëz.

“Ndoshta është kërkesa më e arsyeshme për t’i rikthyer tifozët në tribuna. Momentalisht po ka tubime masovike me qytetarë në këtë kohë zgjedhjesh”.

-Advertisement-

“Pasi që po ka salla të mbushura me qytetarë, pse të mos ketë edhe futboll me tifozë. Është momenti i duhur që së paku 30 përqind të stadiumeve të mbushen me tifozë”.

“Mendoj se këtu po dëmtohen klubet. Nuk e di çfarë arsye kanë këta politikanët tanë, se si e vështirësojnë mirëqenien e qytetarëve, e cila është e lidhur me sportin në përgjithësi”, ka përfunduar Batatina.

Kujtojmë që sezoni i Superligës pritet të nisë me 13 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera