Sport

Batatina mesazh Dritës: Ju presim me 5 mijë shikues në ‘Zahir Pajaziti’

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 15 April 2018

Ndonëse ende nuk ka përfunduar xhiro 27 e Vala Superligës, Llapi ka nisur të mendojë për ndeshjen e javës së ardhmshme ndaj Dritës në Podujevë.

Llapi dhe Drita do të ballafaqohen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ka dërguar mesazh gjilanasve, duke u thënë se i presin 5 mijë shikues në Podujevë,.

-Advertisement-

“Gara për titull nuk ka përfunduar ende. Në xhiron e ardhshme do të luajmë ndaj Dritës. Në ‘Zahir Pajaziti’ do të jenë së paku 5 mijë shikues, pasi tashmë kanë përfunduar punimet edhe në një pjesë të tribunave”, deklaroi Batatina.

Sipas tij, Drita do të ndalet pikërisht në këtë duel.

Gjilanasit nesër luajnë ndeshjen e xhiros 27 me Vllazninë, kurse Llapi sot fitoi 2:1 ndaj Lirisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera