Fokus

Bastisja e shtëpisë së Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit, flasin nga OVL-UÇK

Autori: H. Smajli 10:00 | 07 March 2024

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL – UÇK), nuk ka ende informacion për bastisjen e shtëpive të ish luftëtarëve të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe Hajredin Kuçit.

Këtë për Gazetën Infokus e ka konfirmuar, u.d kryetari i kësaj organizate, Faton Klinaku.

Ai ka thënë se nuk ka informacion dhe se këtë e mori vesh nga mediat.

-Advertisement-

“Përbese nuk kam informacion as unë, e mora vesh nga mediat, nuk kam kontaktu ende me askënd, po raportohet për dy tre bastisje”, ka thënë shkurti ai.

Mëngjesin e sotëm në media po raportohet se Gjykata Speciale ka nisur bastisjet në shtëpitë e Syljeman Selimit dhe Hajredin Kuçit.

Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të informacioneve zyrtare./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera