Bastiset depo në Prishtinë, kapen mbi 8,000 litra vaj motorik me origjinë nga Irani

Autori: Gazeta inFokus
09:24 | 25 April 2022
Dogana e Kosovës ka njoftuar se kanë kryer bastisje në një depo në periferi të Prishtinës, nën dyshimin se ka mallra të kontrabanduara, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të doganës aty oficerët doganorë kanë gjetur mbi 8 mijë litra vaj të kontrabanduar, e ku vlera e mallit llogaritet të jetë rreth 7 mijë euro.
“Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani). Vlera këtij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro. Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e doganës./Gazeta Infokus/
Njoftimi i plotë i Doganës:
Oficerët doganor kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.
Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosoves ka ushtruar kontrollë në një lokacion të dyshimtë dhe me kete rast ka hasur në 8346 Litra Vaj Motorik të Kontrabanduar (me origjinë nga Irani).
Vlera ketij malli llogaritet të jetë mbi 10,000 Euro dhe shmangiet nga detyrimet Doganore janë rreth 7,000 Euro.
Lidhur me kete rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e Prokurorit rasti procedohet me kallzim penal, mallrat janë sekuestruar.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.

Të tjera
-
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvillohen seancat
Diku deputet e diku kryeministër – Kurti tregon pse s’flet për media kur zhvi...
-
Reagon Oda Ekonomike pasi Gjykata pezulloi vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë: Kërkon ndaljen e veprimeve që dëmtojnë bizneset
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka njoftuar se Gjykata Komerciale në Prishtinë ...
-
Pezullohet vendimi i ZRRE për treg të hapur deri në vendim të Gjykatës
Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregu...
-
Punëtorët e sigurimit largohen nga QKUK, Osmani: Policia merr përsipër sigurimin
Rreth 260 punëtorëve të sigurimit fizik në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Kurti: Opozita po na zgjat mandatin, dikush mund të mendojë se kemi marrëveshje
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se po hyn në çerekun e dytë...
-
Tregtimi “në të zezë” i energjisë në vitin 2024 dhe anashkalimi i ALPEX-it nga “të gjithë”
Hulumtimi dy mujor i Buletinit Ekonomik, ku janë analizuar shumë dokumente dh...
-
Bie çmimi i naftës edhe në Kosovë – Berjani tregon çmimet e fundit
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka treguar çmimet e fundit t...
-
Irani mohon se ka qëlluar me raketa Izraelin pas fillimit të armëpushimit
Media shtetërore iraniane i është përgjigjur akuzave të Izraelit, duke thënë ...
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...