Sport

Basketboll, sfida interesante në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 14 November 2019

Xhiroja e 11-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet të premten dhe të shtunën.

Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit. Ylli nga tetë ndeshje të zhvilluara deri më tani, ka pesë fitore dhe tri humbje, kurse lipjanasit kanë nëntë humbje nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Të premten gjithashtu ballafaqohen edhe rivalët e vjetër Bashkimi dhe Trepça.

-Advertisement-

Prizrenasit e kanë nisur mirë kampionatin, duke shënuar shtatë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe gjashtë humbje.

Rahoveci të shtunën do të ndeshet me Feronikelin, skuadrën që ia ka shkaktuar humbjen e vetme në këtë edicion. Vreshtarët janë liderë me tetë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Drenasi ka tri fitore dhe gjashtë humbje.

Xhiroja e 11-të përmbyllet me sfidën shumë interesante mes Ponte Prizrenit dhe Sigal Prishtinës, që janë renditur në vendin e tretë, përkatësisht të katërt. Ponte Prizreni ka pesë fitore dhe katër humbje, kurse Prishtina ka pesë fitore dhe tri humbje.

Superliga – Java 11

E premte

17:00 Golden Eagle Ylli – Lipjani

19:00 Bashkimi – Trepça

E shtunë

17:00 Rahoveci – Feronikeli

19:00 Ponte Prizreni – Sigal Prishtina

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera