Sport

Bashkimi befason Sigal Prishtinën në kryeqytet, fiton ndeshjen e parë

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 13 May 2017

Sigal Prishtina dhe Bashkimi e kanë zhvilluar ndeshjen e parë të ‘play-offit’ nga seria finale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet, të cilën e fitoi skuadra mysafire me rezultat 66-76.

Çereku i parë i lojës ishte i barabartë, me ç’rast të dyja skuadrat i shënuan nga 16 pikë në këtë pjesëlojë.

-Advertisement-

Tifozët vendas në fund të çerekut të parë (Prishtina/Instagram)

Vendasit u përpoqën të angazhoheshin më shumë në fillim të fraksionit të dytë, mirëpo mysafirët vazhduan të tregoheshin të vendosur për fitore.

Në këtë mënyrë, më efektivë u treguan basketbollistët prizrenas, të cilët e fituan çerekun e dytë (15:22) dhe shkuan në pushim me epërsi (31-38).

Përballja e skuadrave gjatë ndeshjes (Prishtina/Instagram)

Nikoqirët shënuan vetëm një pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e tretë (23:22), i cili u mbyll me rezultat 54-60. Ashtu që e gjitha u vendos në fraksionin e fundit të lojës.

Loja e Bashkimit vazhdoi të ishte e mirë edhe në pjesëlojën e fundit duke e ruajtur epërsinë ndaj kundërshtarit dhe madje duke e ngritur atë.

Një periudhë e çerekut të fundit ishte shoqëruar me gabimet të shumta nga të dyja skuadrat, mirëpo kjo shkonte në favor të mysafirëve, të cilët fituan me dhjetë pikë epërsi.

Takimi i radhës do të zhvillohet në palestrën “Rexhai Surroi” në Prizren, ndërsa skuadra që i fiton tri ndeshje shpallet kampion.

Kjo është finalja e dytë në të cilën luan Bashkimi dhe do të përpiqet që ta ndalë Sigal Prishtinën në rrugën e tyre drejt titullit të katërt me radhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera