Bashkim Nurboja po lobon për Arta Hoxha edhe pse kjo nuk i plotëson kriteret ligjore
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 01 June 2022
Bashkim Nurboja, anëtar i bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) po bën “luftë” që për një anëtar të ri të bordit të BQK-së ta dërgoj Arta Hoxhën, edhe pse kjo e fundit sipas konkursit të shpallur nuk e ka plotësuar kriterin bazë për tu ftuar në intervistë siç ka qenë përvoja e punës në menaxhim prej 10 vitesh.
Burime të gazetës Infokus brenda komisionit parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere, bëjnë të ditur se kandidatja Arta Hoxha për të cilën po lobon anëtari i bordit të BQK-së Bashkim Nurboja nuk i plotëson kushtet ligjore për pjesëmarrje, pasi që ajo nuk i ka 10 vite të plota të përvojës në menaxhim, ashtu siç është kërkuar në konkurs. Por, pavarësisht kësaj me aprovimin e shumicës së anëtareve të bordit ajo është ftuar të marrë pjesë në intervistën e organizuar.
Sipas raportit të cilën e ka pranuar komisioni thuhet se Arta Hoxha gjatë intervistimit nuk e ka të qartë të bëjë dallimin ndërmjet rolit të anëtarit të bordit jo ekzekutiv dhe anëtarit të bordit ekzekutiv. Gjithashtu ajo ka mangësi në njohjes e rregullativës ndërkombëtare që është Basel III.
Gjithashtu kandidatja në fjalë nuk i njeh mirë objektivat e BQK-së dhe si rrjedhojë nuk ka elaborim adekuat lidhur me veprimet dhe orientimet e BQK-së.
Për përvojën e Hoxhës gjithashtu është diskutuar edhe në komisionin parlamentar për Buxhet Punë dhe Transfere gjatë takimit të fundit që kanë mbajtur.
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kandidatja Arta Hoxha, nuk e ka përvojën e duhur për këtë pozitë.
“Paneli vetëm i ka citu nenet e ligjeve të BQK-së dhe nuk ka dhënë sqarim pse i plotësojnë kushtet. Njëri nga kandidatët, kandidatja e parë nuk i plotëson as kushtet formale, Arta Hoxha. Paneli intervistues nuk e ka kryer punën siç duhet. Arta Hoxha nuk e ka përvojën 10-vjeçare. Nuk jam se ne si komision të ja dërgojmë Kuvendit. Nuk jam me anuluar konkursin por ta shqyrtojmë edhe një herë. Mendoj që këto propozime nuk duhet me shku në kuvend në veçanti kandidatin e parë që bie ndesh qartësisht me ligjin”, tha Hoti./Gazeta Infokus/
Raporti i vlerësimit:
Të tjera
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...