Bashkësitë fetare të Kosovës kërkojnë buxhet shtetëror!
Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 20 June 2017
Bashkësitë fetare në Kosovë po hasin në vështirësi për t’i siguruar mjetet e nevojshme për pagat mujore të punonjësve të tyre. Për këtë arsye, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës po kërkojnë që shteti të fillojë të ndajë buxhet për të gjitha bashkësitë fetare në vend.
Zyrtarët e këtyre bashkësive kanë treguar për “Epokën e re” se deri më tani disa herë kanë kërkuar një gjë të tillë prej qeverisë, por asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, ka thënë se deri më tani disa herë u ka shkruar institucioneve të Kosovës, por këto asnjëherë nuk i kanë kthyer përgjigje. “Mendoj se Qeveria e ka obligim të ndajë buxhet për BIK-un dhe për bashkësitë e tjera fetare, sepse edhe ne jemi qytetarë të Kosovës dhe paguajmë taksa. Pavarësisht prej kërkesave tona, institucionet nuk na kanë kthyer asnjë përgjigje. Kjo çështje është diskutuar edhe në Kuvend të Kosovës, por deri më tani nuk kemi pasur ndonjë përgjigje”, ka thënë Tërnava për “Epokën e re”. Ai ka bërë me dije se ka marrë premtime që të në të ardhmen të ndahet buxhet për këtë çështje.
Me të njëjtat vështirësi përballet edhe Ipeshkiva e Kosovës.
Zëdhënësi i kësaj bashkësie fetare, Don Fatmir Koliqi, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se është i domosdoshëm miratimi i ligjit për bashkësitë fetare.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...