Fokus

Bashkëpartiaku i Haradinajt në krye të Telekomit

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 01 June 2018

Bashkëpartiaku i kryeministrit, Ramush Haradinaj, Gent Begolli pritet që të zgjidhet kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës.

Sipas burimeve të GzetësFokus, Begolli këtë pozitë do ta marr në mbledhjen e radhës të bordit të Telekomit. Ndërsa pjesë e kësaj gare janë 9 kandidatë.

Për këtë janë pajtuar edhe partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët kanë vendosur që Begolli të garoj në këtë pozitë.

-Advertisement-

Anëtari i AKK-së ndër vite ka mbajtur pozita udhëheqëse brenda dhe jashtë partisë.

Begolli në nëntor të 2010-ës është zgjedhur kryetar i të rinjve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pozitë këtë të cilën e ka mbajtur për disa vite radhazi

E dy vite më parë, në mars të 2016-ës , Begolli ka qenë pjesë e komunës së Prishtinës. Ai ka udhëhequr Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Në zgjedhjet e fundit lokale në vend ai ka kandiduar për asamblist në komunën e Prishtinës, shkruan GazetaFokus.

Pozitën e të parit të Telekomit së fundi e ka mbajtur Zeqir Kiqina. Ai emëruar Ushtrues i detyrës së drejtorit më 11 prill të këtij viti pas shkarkimit nga detyre të drejtorit Nuredin Krasniqi./GazetaFokus.

Lexo edhe: Zeqir Kiqina emërohet u.d. i Telekomit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera