Basha: Asnjë qime floku e një shqiptari nuk ia vlen të preket për Ramën

Autori: Gazeta inFokus
22:17 | 25 January 2018
Kreu i PD-së Lulzim Basha në një lidhje direkte në emisionin ‘Opinion’ ka bërë me dije se në një kohë kur të gjitha institucionet janë të kapura nga kryeministri Edi Rama, nuk ngelet gjë tjetër vetëm populli të marrë fatet e vendit në dorë.
Po ashtu, Basha u shpreh Shqipëria ndodhet në një udhëkryq, pasi edhe kriminelët që arrestohen lirohen me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
“Protesta nuk bëhet për partitë. Nuk behet as për PD dhe besoj se të njëjtin qëndrim ka edhe LSI e cila flet për vete. Nuk bëhet as për aleatët tanë. Nuk bëhet për partitë politike. bëhet për njerëzit kjo protestë. Opozita ka detyrat dhe hapësirat e saj. Në një demokraci funksionale, ka parlamentin, komisionet parlamentare, ka komisionet hetimore parlamentare, ka interpelancat, i drejtohet Prokurorisë, gjykatave për të zgjidhur problemet e krimit dhe korrupsionit. opozita ka po kështu institucionin e zgjedhjeve dhe qytetarët vendosin. po çfarë ka ndodhur në këtë vend?! të gjitha këto institucione kanë rënë dhe ai i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve dhe me këtë institucion të rënë nuk mund të ketë parlament prandaj shikoni është shfaqe të shëmtuar ju aty. por kjo në fund të fundit është pjesë e një marrëdhënie mes partive politike. në do ti drejtohemi qytetarëve e do t’iu themi mos shikoni propagandën, a janë taksat më të larta?! mos dëgjoni propagandën. a janë çmimet më të larta?! mos dëgjoni propagandën. a ka më shumë krim?! mos dëgjoni propagandën. a ka më shumë drogë afër shkollave të fëmijëve tuaj?! a ka apo jo ilaçe për të sëmurët?! a keni apo jo vende pune?! a jeni të kënaqur me drejtësinë që e merr Qamil Zelën për 32 mijë lekë të vjetra, e plas në burg dhe e çon drejt vetëvrasjes ndërsa Beso i Taivanit me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn pohon pa iu trembur syri në studion tënde që nuk ka paguar 1.7 milionë euro energjie.”, -tha Basha.

Të tjera
-
Guri: Peci nesër duhet të jetë në burg, jo në Kuvend
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka thënë se ...
-
Aksion i madh i Antidrogës në Prishtinë
Aksion i madh i Antidrogës është duke u zhvilluar në Çagllavicë. Burime të...
-
Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
Pjesëtarët e policisë së Kosovës që përfundojnë karrierën në këtë institucion...
-
“Qeveria juaj ta njohë Kosovën si serbe që të mos shpërthejë bomba”, mesazhet e rusit që kërcënoi Aeroportin në Rinas
Gjykata e Posaçme ka kthyer në SPAK dosjen penale ndaj një shtetasi rus, të a...
-
Kuvendi i pakonstituuar jep paga për deputetët, “të vjetërit” i kanë marrë, të rinjtë jo, shoqëria civile kundërshton
9 shkurti është data kur qytetarët votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyr...
-
Mehmetaj e qet krejt kontratën 60 milionëshe të Faton Pecit, dyshohet për shkelje të rënda ligjore
Gazetari Lirim Mehmetaj raportoi dje ekskluzivisht për një rast të dyshuar ko...
-
Provimi i Maturës 2025 pa ndryshime në format, MASHT paralajmëron masa ndaj shkelësve
Provimi Shtetëror i Maturës këtë vit do të organizohet më 21 qershor, ndërsa ...
-
Zelenskiy në Pragë thotë se armëpushimi mund të vendoset në çdo moment
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të dielën se një armëpushim me Ru...
-
Aksidenti në Kroaci, shefi i zjarrfikësve: Skenat ishin kaotike
Skenat pas aksidentit në Kroaci mes autobusit dhe një veture ku mbetën të vde...
-
Osmani: Mirënjohëse për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin që i bëhet Kosovës nga shteti mik i Bruneit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetëror...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, inskenoi rrëmbimin e tij duke i kërkuar para familjes
Një rast i denoncuar si rrëmbim në kryeqytet ka rezultuar të jetë një inskeni...
-
Trump thotë se nuk po mendon të kandidojë për mandatin e tretë, të cilën gjë e kishte përmendur më parë
Presidenti amerikan Donald Trump ka mohuar se ai po mendon të kandidojë për n...