Sport

Baseli pësoi humbje nga Young Boys, ky është vlerësimi për Edon Zhegrovën

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 26 January 2020

Young Boysi ka arritur ta mposhtë Baselin me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e 19-të në Superligën e Zvicrës, shkruan Gazeta inFokus/

Në këtë takim për Baselin luajti edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova edhe pse ishte në fushën e lojës për 90 minuta të plotë nuk arriti ta ndihmojë ekipin e tij, Baselin.

-Advertisement-

Për paraqitjen në fushë, prishtinasi është vlerësuar me notën (6.3).

Në këtë ndeshje luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar Kemail Ademi.

Ndryshe, Baseli pas kësaj humbje renditet i treti me 36 pikë, kurse Young Boys është lider me 41 pikë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera