Lajme

Barrikadat s’janë heroizëm e as reagim origjinal i serbëve të Kosovës, thotë Trajkoviç

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 26 December 2022

Barrikadat s’janë as heroizëm as reagim origjinal i popullit serb, ka shkruar politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç,

Pas 17 ditësh që kur janë ngritur barrikadat, Trajkoviç u shpreh e shqetësuar edhe për “trendin në rritje” të tensioneve të serbëve të Veriut me forcën paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë si dhe me Misionin Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë.

“Barrikadat nuk janë heroizëm e as kundëpërgjigje origjinale e popullit (siç i paraqesin disa media të pavarura), por rezultat i politikave të gabuara të Beogradit dhe Prishtinës. Trendi në rritje i tensioneve mes serbëve të Veriut me KFOR/EULEX, përveç se s’ka qëllim, është e rrezikshme për sigurinë e komunitetit serb”.

-Advertisement-

Trajkoviç  u shpreh se për t’u stabilizuar situata në pjesën veriore të vendit duhet që serbët e dorëhequr nga Policia e Kosovës të kthehen në vendet e tyre të punës.

Kjo, thotë ajo, është krejtësisht e qartë. “Kushdo që e mohon nuk ua do të mirën serbeve të veriut”, u shpreh politikanja serbe.

“Janë dy prioritete: Kthimi në Policinë e Kosovës dhe gjetja urgjente e një kompromisi për Asociacionin (ashtu siç u rekomandua nga Gabriel Escobar. Alternativa është një konflikt që do të na kushtonte shumë”, ka shkruar Rada Trajkoviç.

Afro 600 policë të komunitetit serb janë dorëhequr në muajin nëntor nga Policia e Kosovës në kuadër të dorëheqjes së përgjithshme nga institucionet e vendit në pjesën veriore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera