Lajme

Bardhyl Hasanpapaj falënderon qytetarët për mbështetjen: Vazhdojmë me zemër plot mirënjohje dhe shpresë

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 06 June 2026

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Parkun “Tauk Bahçe”, duke shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të strukturës lokale të LDK-së në Dega 2 të Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hasanpapaj tha se atmosfera me muzikë dhe shoqëri të mirë bëri që qytetarët të ndihen pjesë e rrugëtimit të tij politik.

“Sot ne Parkun Tauk Bahçe, me muzikë e shoqëri të mirë, na bëri bashk Dega 2 në Prishtinë! Mirënjohës e pafundësisht falenderues për përkrahjen e vazhdueshme! Vazhdojmë me zemër plot mirënjohje dhe shpresë,” tha Hasanpapaj.

-Advertisement-

Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet që do të mbahen nesër (7 qershor)./Gazeta Infokus/

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë:

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy