Sport

Bardhekaltrit fitojnë ‘betejën’ e parë

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 13 April 2023

Sigal Prishtina triumfoi në gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it. Bardhekaltrit mundën Trepçën me shifrat 82:70 (20:18, 17:26, 21:13, 24:13). Ndeshja e dytë do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë.

Prishtinasit e nisën ndeshjen shumë më mirë, me një seri prej 9:2, e më pas ngritën epërsinë në 15:6, por mitrovicasit u rikthyen shpejt për të afruar rezultatin, ndërsa çereku i parë përfundoi 20:18. Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku dy herë ishin në epërsi deri në tetë pikë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 37:44.

Në periodën e tretë u rikthyen prishtinasit, që shkrinë epërsinë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 58:57. Në dhjetë minutat e fundit, bardhekaltrit ishin më të mirë, madje krijuan epërsi deri në 18 pikë, 80:62, ndërsa triumfuan në fund 82:70.

-Advertisement-

Te vendasit u dalluan Dustin Thomas me 20 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Derrick Wilson me 16 pikë e gjashtë kërcime dhe Dardan Berisha me 20 pikë, kurse te mitrovicasit më i miri ishte Erjon Kastrati me 15 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera