Sport

Barcelona zyrtarizon përforcimin e tretë të merkatos, por lojtari mbërrin vetëm në vitin 2024

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 12 July 2023

Tashmë edhe zyrtarisht, Vitor Roque është lojtari më i ri i Barcelonës teksa pas Ilkay Gundogan dhe Inigo Martinez, braziliani shndërrohet në goditjen e tretë për këtë verë nga skuadra katalanase. 18-vjeçari ka firmosur me blaugranat një kontratë të vlefshme deri në vitin 2031, por që do të qëndrojë në Brazil me Athlético Paranaense edhe këtë sezon për t’u bashkuar me spanjollët vetëm në fillimin e vitit 2024.

Sulmuesi cilësohet si një nga lojtarët më të mirë brazilian të gjeneratës së tij teksa Barcelona prej kohësh këmbëngulte për shërbimet e sulmuesit. Ndërkohë, në komunikatën zytare të Barçës në lidhje me transferimin e Vitor Roque nuk bëhet e ditur vlera e këtij operacioni. Edhe pse mediat flasin për një shifër prej 61 milionë euro në total, shumë që do të ndahet në dy pjesë.

30 milionë do të shkojnë direkte në arkat e Athletico Paranaense dhe 31 të tjera, brazilianët do të mund t’i arkëtojnë me kohën falë bonuseve të ndryshme. Mjaft e rëndësishme në këtë tratativë ishte edhe telefonata e trajnerit Xavi Hernandez me vetë lojtarin teksa tekniku i shprehur vlerësimin dhe atë që e priste gjatë aventurës së tij në Katalonjë.

Ndërkohë, vlen të theksohet se ka edhe një mënyrë që e lejon Roquen të bashkohet me Barçë që në fillimin e sezonit të ri, por katalanasve do t’iu duhej të lëviznin në merkato dhe të mbyllnin bashkëpunimin me dy futbollistë me rroga të larta. Një lëvizje e vështirë të paktën për momentin teksa duket se momenti më i përshtatshëm që Barça dhe Roque të takohen është periudha e janarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera