Sport

Barcelona prezanton Xavi-n, trajneri: Rikthehemi aty ku na takon

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 08 November 2021

Xavi Hernandez rikthehet në shtëpi pas 6 vitesh. Një ditë historike për tifozët e Barcelonës, pasi ish-kapiteni i skuadrës, Xavi Hernández merr frenat e ekipit, duke u zyrtarizuar në stolin e katalanasve. Një nga lojtarët më të mirë në historinë e Barçës merr kështu detyrën duke pasuar Sergi Barjuan, që zëvendësojë holandezin Ronald Koeman i cili u shkarkua më 27 tëtor. Ish trajneri i Al Sadd, klub në të cilin qëndroi për dy sezone, me 7 trofe të koleksionuar në CV si trajner në Katar.

Xavi u prezantua ditën e sotme në Camp Nou, përpara një numri të konsiderueshëm tifozësh të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit, duke vertëtuar se populli blaugrana beson te ai. 41 vjecari u prezantua nga presidenti, Joan Laporta dhe në sfond me himnin e Barcelonës, ai shfaq i lumtur, cka pasqyrohej edhe në sytë e tij.

“Fillimisht dua të falenderoj klubin për besimin dhe jam këtu për të bërë mirë, për të fituar dhe për të rikthyer skuadrën aty ku e meriton. Jam shumë, shumë i lumtur që jam këtu, në shtëpi, në klubin më të madh në botë. Do provojmë të ringrihemi shumë shpejtë, të fitojmë cdo ndeshje dhe të rikthejmë troftë, këtu në këtë stadium” ishin fjalët e para të Xavi-t i cili ishte i pranishëm në prezantim sëbashku me familjen e tij.

-Advertisement-

Pas fjalimit të shkurtër, Laporta dhe Xavi u zhvendosën drejt firmës zyrtare që e lidhë atë për 2 vite me Barcelonën me opsion rinovimi.

Pas firmës edhe Laporta u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje:

“Xavi mirë se erdhe në shtëpi. Jam shumë i lumtur, shumë i emocionuar që je këtu”

Pritshmëritë te Xavi janë të mëdha, edhe pse vjen në një moment shumë të vështirë, ndoshta më i vështiri si në aspektin sportiv, po ashtu edhe në atë ekonomik në kohët e fundit. Xavi është një personalitet i dashurë në Barcelonë, i cili ka në ADN-ën e tij filozofinë e Cruyff dhe po ashtu ishte regjisori i skemave të Pep Guardiolës, ndaj tifozët, lojtarët dhe klubi ëndërrojnë dhe besojnë të Xavi i cili shihet si njeriu i duhur për të ringritur klubin. Të gjithë tashmë janë në pritje për ditë më të mira dhe për të lënë pas këtë situatë të vështirë, por koha dhe rezultat do ta tregojnë ndikimin e Xavi-t te Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera