Sport

Barcelona i nxjerr në shitje plot 10 lojtarë

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 17 November 2017

Ka nisur një revolucion në Barcelonë, pasi klubi ka vendosur t’i nxjerrë në shitje plot 10 lojtarë.

Me ardhjen e Ernesto Valverdes në krye të skuadrës vetën që lamë pas shumë lojtarë nuk bëjnë pjesë në projektin e tij të rëndësishëm, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”, transmeton Express.

I pari është Jasper Cillessen, portieri 28-vjecar holandez, i mbërritur nga Ajaxi, por që ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë sezon. Më pas vijnë mesfushorët Rafinha, Arda Turan dhe Javier Mascherano (në fund të sezonit pritet të rikthehet në Argjentinë). Gjithashtu, nuk është i sigurt qëndrimi i Paco Alcacer, që kërkohet nga shumë skuadra, jo vetëm në Spanjë.

-Advertisement-

Lista vijon me Denis Suárezin, Lucas Dignen, André Gomesin dhe Aleix Vidal, për të mbyllur me belgun Thomas Vermaelen. Të gjithë këta emra po gjejnë shumë pak hapësira në formacion dhe shumë rrallë janë shfaqur vendimtarë kur kanë qenë në fushën e blertë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera