Sport

Barcelona merr ‘vendimin përfundimtar’ për Joao Cancelon

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 30 November 2023

Barcelona thuhet se ka vendosur të nënshkruaj përfundimisht me mbrojtësin Joao Cancelo nga Manchester City, pasi t’i përfundoj huazimi në fund të sezonit.

Sipas Roger Torello të gazetës Mundo Deportivo, Barcelona ka marrë vendimin përfundimtar për të nënshkruar me Cancelon verën e ardhshme.

Si Xavi ashtu edhe drejtori sportiv Deco janë në një marrëveshje të fortë se Cancelo është jetik për projektin dhe duhet të regjistrohet si pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm.

-Advertisement-

Por, Cancelo ende i përket Manchester Cityt që e ka të lidhur me kontratë deri në verën e vitit 2027.

Raportet e fundit tregojnë se City tani e vlerëson lojtarin në rreth 25 milionë euro me mbrojtësin që do të mbushë 30 vjeç majin e ardhshëm.

Barça është e gatshme të hyjë në një negociatë të gjatë që do t’i shohë ata të ulin çmimin përfundimtar për portugezin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera