Sport

Barcelona merr goditjen e fundit ! I ikën nga duart ylli i madh

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 19 December 2017

Raportet e fundit  nga Franca pohojnë se mesfushori italian, Marco Verratti ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Paris Saint-Germain.

Marrëveshja, e vlerësuar në 12 milionë euro për sezonin, do ta mbajë atë në Parc des Princes  deri në Kupën Botërore 2022, përcjell ORAinfo.

Lajmi i zgjerimit të kontratës të tij – i cili do të hyjë në fuqi verën e ardhshme, për të mos shkaktuar tollovi të FFP-së – me siguri vjen si një goditje ndaj Barcelonës dhe Manchester United.

-Advertisement-

Të dy klubet e kanë shikuar lojtarin me shumë interes. Në fakt, Barcelona bëri oferta për futbollistin italian ,  e cila natyrisht u refuzua.

 

L’Equipe raporton se pretenduesit e interesuar kanë mësuar se Verratti nuk do të lejohet të largohet nga kryeqyteti francez për asgjë më pak se 100 milionë euro. Treguesi i çmimit me siguri do të vijë si një goditje për të dy klubet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera