Sport

“Barcelona është më shumë se një klub, është një kulturë”

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 10 November 2017

Paulinho ndihet i lumtur dhe i plotësuar në Barcelonë. Mesfushori brazilian ka treguar në fillim të sezonit se ai është një futbollist që mund të bëjë dallimin në ndeshjet kyçe. Dhe Ernesto Valverde është shumë i vetëdijshëm për këtë. Përshtatja e tij me klubin dhe qytetin po bëhet në rrugën më të shpejtë.

E vërteta është se ish-lojtari i Corinthians është i kënaqur që luan pranë yjeve të tillë, si Leo Messi, Suarez apo Andres Iniesta. “Barcelona është me të vërtetë më shumë se një klub, është një kulturë; nuk di si ta shpjegoj atë. Ju duhet me të vërtetë të kuptoni ADN-në e Barcelonës për të luajtur atje”, – tha mesfushori në një intervistë ekskluzive me “Folha de Sao Paulo”.

Në moshën 29-vjeçare, Paulinho është në kulmin e karrierës së tij. Nënshkrimi për klubin katalanas nuk e ka zënë atë në befasi, pavarësisht se ka luajtur në Guangzhou Evergrande, në Super League kineze. “Unë kam ëndërruar gjithmonë për këtë moment, është diçka që me të vërtetë e dëshiroja dhe, fatmirësisht, ajo përfundoi duke ndodhur,” – shtoi braziliani. Për Paulinhon, të shkuarit te Guangzhou ishte vendimtare për të rifilluar karrierën e tij pas fazës jo shumë të frytshme te Tottenham dhe “KO” në Kupën e Botës së Brazilit. “Scolari më kuptoi dhe më ndihmoi, i jam shumë mirënjohës për gjithçka bëri për mua në vitet e fundit,” – u shpreh ai. Paulinho po përballet me një sezon shumë të veçantë në karrierën e tij: debutimin në Barcelonë, i cili do të përfundojë me Kupën e Botës në Rusi, ku Brazili është një nga favoritët për titullin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera