Sport

Barcelona është futur në probleme serioze

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 15 August 2017

Barcelona është në probleme serioze në këtë afat të transferimeve.

Humbja ndaj Real Madridit në ‘Camp Nou’, ka bërë që tifozët të vërsulen me fyerje ndaj bordit të skuadrës katalonase, për shkak të mungesës së transferimeve.

Barcelona dje njoftoi se e ka transferuar Paulinhon për 40 milionë euro, por as ky transferim nuk i ka gëzuar tifozët blaugranas, që duan transferimin e lojtarëve si, Coutinho apo Dembele, pas largimit të Neymarit, transmeton ORAinfo nga Diario Goal.

-Advertisement-

Barcelona ka shpenzuar 225 milionë euro në tri vitet e fundit për transferime, duke blerë lojtarët si, ArdaTuran, Denis Suarez, Andre Gomes, Lucas Digne, Cillesen, Umtiti, Alcacer, Douglas, Rafinha, Deulofeu dhe Marlon, por që vetëm Umtit dhe Cillesen kanë dalë transferime më të qëlluara.

Kështu, skuadra katalonase do ta ketë shumë problem në sezonin e ri që të fitoj ndonjë trofe, duke parë lojtarët fantastik që ka Real Madridi për në LaLiga, dhe kundërshtarët e tjerë për në Ligën e Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera