Sport

Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 22 February 2019

Barcelona ka identifikuar sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, si një objektiv parësor të merkatos së verës, sipas “France Football”. Skautët e klubit katalanas e kanë vëzhguar lojtarin nga Bregu i Fildishtë në ndeshjet e Ligue 1, së fundi kundër Montpellier, javën e kaluar, dhe janë bindur nga aftësitë e tij.

Tashmë bindja është krijuar dhe synohet t’i bëhet ofertë lojtarit dhe klubit që ka kartonin e tij në merkaton e kësaj vere. Pepe ka shënuar 16 gola në 25 ndeshje për Lille, këtë sezon, ndërkohë që ka kontribuar edhe me 8 asiste për të tijtë. Futbollisti në fjalë shihet si një zëvendësues i mirë për Luis Suarez, me uruguajanin që e ka pranuar vetë se duhet t’i gjendet pasuesi në “Camp Nou”.

Trajneri i Lille, Christophe Galtier, ka deklaruar se sulmuesi i tij do të bashkohet vetëm me një klub, që luan në Ligën e Kampionëve. Forma mbresëlënëse e Pepe ka rënë në sytë e shumë klube europiane, përfshirë Arsenalin, Bayern Munich dhe Manchester United. Megjithatë, katalanasit po veprojnë shpejt, që të mbyllin gjithçka para të tjerëve, sikurse bënë me De Jong.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera