Sport

Barça, 11 pikë para ‘El Clasico’

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 18 December 2017

Barcelona e çoi në 11 pikë diferencën me Realin Madrid në javën që i paraprin ‘El Clasico’ së famshme të futbollit spanjoll. Katalanasit shkatërruan 4-0 Deportivo La Korunjën në një përballje ku dominuan totalisht në stadiumin “Camp Nou”.

Lionel Mesi vendosi Suarez në një pozicion komod në rastin e avantazhit që skuadra blaugrana nuk e lëshoi më. Goli i dytë erdhi nga Paulinjo pak para pushimit, por galicianët u detyruan të vuajnë të njëjtën gjë në rinisjen e lojës.

shin të njëjtët autorë, uruguajani Suarez dhe braziliani Paulinjo që kompletuan goleadën e Barcelonës, që mund të kishte regjistruar një bilanc më të thellë nëse Mesi do të shënonte nga penalltia.

-Advertisement-

Të shtunën në orën 13:00 ‘El Clasico’ në tempullin madrilen, Reali do të presë katalanasit kryesues të La Ligës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera