Lajme

Banorët të tronditur nga ngjarja në Shqipëri/ 69-vjeçari vrầu gruan me sëpatë, djali e hodhi nga shkallët

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 06 August 2024

Dhjetëra banorë janë mbledhur në banesën e familjes Islami, tashmë e kthyer në skenë krimi.

69-vjeçari Huso Islami vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit pas një sherri në banesë.

Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.

-Advertisement-

Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ambulanca ka marrë trupat e pajetë të çiftit, ndërsa policia ka rrethuar zonën./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera