Lajme

Banorët fajësojnë ‘Bechtel & Enka’ për vërshimet në Kaçanik

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 05 February 2018

Banorët e fshatit Kukaj që gjatë fundjavës u përfshinë nga vërshimet e fajësojnë kompaninë Bechtel-Enka nga e cila kërkojnë kompensim të dëmeve. Në përkrahje u ka dalë edhe kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i cili thotë se do të shikojnë mundësinë e ndjekjes edhe të rrugëve ligjore. Zyrtarë të kompanisë nuk e pranojnë fajin dhe presin raportet e Ministrisë së Infrastrukturës.

Banorët e fshatit Kukaj thonë se është pikërisht kompania që po ndërton autostradën ajo e cila shkaktoi gjithë dëmin, raporton KTV.

Nëse dëmi nuk kompensohet, ata thonë se do të ndjekin rrugët ligjore, duke bërë padi ndaj kompanisë.

-Advertisement-

Edhe vetë kryetari i komunës, Besim Ilazi, thotë se dëmi ndodhi nga punimet e Bechtel&Enkës.

E zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, thotë se do të analizojnë situatën por nuk tregon se kush do t’i kryejë kompensimet, pavarësisht rezultateve.

Ndërsa zëdhënësja e Bechtel& Enkës, Ela Ruçi, nuk pranon se dëmet janë bërë nga kompania, por tregon se sërish do të presin raportin e ministrisë.

E nëse ministria vendos se vërshimet janë të shkaktuara nga natyra, atëherë komuna nuk ka buxhet për raste emergjente. Deri tash, thonë se për të tilla dëme nuk u ka dalë në ndihmë pushteti qendror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera