Banorët e tri fshatrave në Obiliq në hall me punimet e KEK-ut, komuna i drejtohet Kurtit e Aliut
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 20 June 2024
Komuna e Obiliqit përmes një letre i është drejtuar me urgjencë, Korporatës Energjetike të Kosovës, kryemnistrit, Albin Kurti dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.
Në këtë letër të siguruar nga Gazeta Infokus, komuna e Obiliqit alarmon për gjendjen e rëndë në tre fshatra, konkretisht në Siboc, Graboc dhe Shipitullë.
Krejt kjo për shkak të mbylljes së rrugës që lidh këto fshatra me qytetin për shkak të punimeve në minierë nga KEK-u, shkruan Gazeta Infokus.
Në letër përveç kësaj përmendet edhe problemi më shpronësimet që sipas tyre janë bërë në mënyrë selektive e që i kanë sjell banorëve probleme të mëdha sa i përket nevojzve bazike sic është qarkullimi.
Nga komuna kërkojnë ndërhyrje të mënjehershme në mënyrë që banorëve tu kthehen të drejtat elementare që janë shfytëzimi i pronës së tyre dhe rruga qarkulluese.
Po ashtu në letër merret shembull edhe rruga Mirash – KEK- – Plemetin që sipas tyre vazhdon të jetë e pakalueshme e që edhe aty ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë.
Sipas tyre në mënyrë që të mos arrihet gjendja e njejtë, ministria e Infrastrukturës në krye me Liburn Aliun duhet të marrë veprimet e nevojshme.
Kësaj letre i është bashkangjitur edhe kërkesa dhe peticioni i banorëve të këtyre fshatrave.
Sot gjatë ditës banorët e Shipitullës kanë protestuar përballë qeverisë, duke kërkuar ndërhyrje të mënjehershme. Ata kanë akuzuar KEK-un se u ka marrë 95% të pronave duke u lënë vetëm 5% të shtëpive.
“Krejt dhe drejt nuk është kryeministër”, banorët e Shipitullës protesojnë për shpronësimet
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...