Lajme

Banorët e Sallagrazhdës e futën rrjetin elektrik nën tokë pa lejen e KEDS-it

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 26 August 2018

Banorë të fshatit Sallagrazhdë të Komunës së Suharekës kishin kërkuar nga KEDS-i që rrjeti elektrik të futet nën tokë, por këtë nuk e kishte lejuar rrjeti i distribucionit.

Pavarësisht se nuk u dha leje, një lagje e këtij fshati e ndërroi vet rrjetin. Ndryshe, pak ditë më parë, ndërtimin e rrjetit e ka lejuar në fshatin Shirokë KEDS-i. Por këtu ka thënë se ka tjera specifika, raporton KTV.

Shaqir Krasniqi ka 3 vjet që është në proces gjyqësor me KEDS-in.

-Advertisement-

Kjo për shkak se Krasniqi, në emër të lagjes së tij, kishte kërkuar nga kjo korporatë që t’ua ndërrojnë rrjetin elektrik nga shtyllat, ta fusin nën tokë.

Sipas Krasniqit, kjo kërkesë është bërë për shkak të sigurisë së banorëve në këtë pjesë.

Por ata nuk kanë marrë përgjigje nga KEDS-i dhe e kanë bërë vet me investime vetjake.

Por jo vetëm kjo lagje ka kërkuar një gjë të tillë nga KEDS-i. I gjithë fshati Sallagrazhdë i komunës së Suharekës kishte kërkuar që telat e rrymës të futen nën tokë.

Por KEDS-i nuk e ka lejuar një gjë të tillë.

Më vonë, në fshatin fqinj Shirokë, KEDS-i e ka lejuar rrjetëzimin nëntokësor të rrymës.

E në përgjigjen e KEDS-it thuhet se në secilin investim që bëhet apo intervenim në strukturën e Rrjetit Distributiv nevojitet zgjidhje teknike.

Në rastin e fshatit Sallagrazhdë nuk kishte.

Nuk mund të tërhiqet paralelja e njëjtë edhe për fshatin Shirokë, pasi aty ka qenë një investim i bërë nga vet KEDS-i, kanë thënë zyrtarët e saj.

Shaqir Krasniqi ka 3 vjet që është në proces gjyqësor me KEDS-in.

Kjo për shkak se Krasniqi, në emër të lagjes së tij, kishte kërkuar nga kjo korporatë që t’ua ndërrojnë rrjetin elektrik nga shtyllat, ta fusin nën tokë.

Sipas Krasniqit, kjo kërkesë është bërë për shkak të sigurisë së banorëve në këtë pjesë. Por ata nuk kanë marrë përgjigje nga KEDS-i dhe e kanë bërë vet me investime vetjake. Por jo vetëm kjo lagje ka kërkuar një gjë të tillë nga KEDS-i. I gjithë fshati Sallagrazhdë i komunës së Suharekës kishte kërkuar që telat e rrymës të futen nën tokë. Por KEDS-i nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Më vonë, në fshatin fqinj Shirokë, KEDS-i e ka lejuar rrjetëzimin nëntokësor të rrymës. E në përgjigjen e KEDS-it thuhet se në secilin investim që bëhet apo intervenim në strukturën e Rrjetit Distributiv nevojitet zgjidhje teknike. Në rastin e fshatit Sallagrazhdë nuk kishte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera