Bankat komerciale prezantojnë mundësitë për qasje në financa për bizneset e prekura nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 03 July 2020
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një konferencë virtuale mbi qasjen në financa për biznese, marrë parasysh pasiguritë e mëdha financiare të kësaj kohe.
Sic thuhet në kumtesën e lëshuar nga OEAK, gjatë kësaj konference, përfaqësuesit e bankave komerciale patën mundësinë të prezantojnë ofertat dhe produktet e tyre aktuale përmes të cilave synojnë t’i ndihmojnë bizneset të përballojnë më lehtë krizën e shkaktuar si pasojë e masave kufizuese për parandalim të pandemisë COVID-19, por edhe të lehtësojnë qasjen në financa për ndërmarrjet që mund të kenë nevojë për investime të reja pas përfundimit të pandemisë.
Milazim Abazi, kryesues i Komitetit të Financave të Odës Ekonomike Amerikane, duke folur mbi problemet e shumëta të bizneseve në këtë kohë, me theks të veçantë tek ato me likuiditet, theksoi se për sektorin privat është jetike të ofrohet mbështetje shtesë nga ana e bankave komerciale përtej masave të dakorduara në bashkëpunim me Bankën Qendrore për shtyrje të kësteve. Sipas Abazit, në harmoni me mundësitë e bankave, bizneset në vend kanë nevojë për qasje më të lehtë në financa, ashtu që të vazhdojnë operimin e tyre në mënyrë normale.
Adonis Bllacaku, kryesues i departamentit të biznesit në Bankën për Biznes, theksoi se kjo bankë ka krijuar pako specifike për të lehtësuar qasjen në financa për mikrobiznese, grup ky i cili është në fokus për mbështetje nga ana e kësaj banke. Ai tha se me synim për të vazhduar përkrahjen ndaj bizneseve, BPB ka aprovuar limite të reja deri në 30% të limitit të zakonshëm për klientët ekzistues, duke u mundësuar kështu ndërmarrjeve qasje në fonde shtesë për zhvillim të veprimtarive dhe rifillim të aktiviteteve të tyre. Sipas Bllacakut, kjo përqindje e fondeve shtesë nuk ka qenë përfundimtare dhe banka është e hapur ndaj mundësive të tjera, ndërsa rekomandimet specifike nga bizneset janë shumë të mirëseardhura për zhvillim të mëtutjeshëm të produkteve.
Lulzim Tahiri, menaxher i departamentit për bankim të NVM-ve në bankën TEB, tha se edhe gjatë kësaj kohe nuk ka pasur ndërprerje të proceseve të kreditimit brenda bankës, derisa janë ofruar edhe shtesa në linjat kreditore të klientëve ekzistues të bankës TEB. Tahiri u shpreh se si rezultat i krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, banka TEB përtej shtyrjes së kredive ka ndarë edhe fonde të veçanta për kredi të dedikuara në mbështetje të bizneseve për mbulim të pagave dhe kostove të tjera operacionale, si dhe për furnizim varësisht nga lloji i biznesit. Sipas Tahirit, të gjitha masat mbështetëse janë marrë në përputhje me rekomandimet e Bankës Qëndrore të Kosovës.
Armend Haxhiu, kryesues i departamentit të biznesit në ProCredit Bank, potencoi se as kjo bankë nuk i ka ndaluar proceset e kreditimit, derisa ka ofruar shtyrje të pagesave të kredive për klientët në vështirësi financiare konform me rekomandimet e BQK-së. Haxhiu po ashtu tha se si rrjedhojë e vështirësive të ndryshme të krijuara nga pandemia, ProCredit ka lidhur marrëveshje me institucione financiare ndërkombëtare, të cilët kanë ofruar linja kreditore për mbështetje të mëtutjeshme të bizneseve kosovare. Ai theksoi se banka ProCredit në partneritet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka krijuar një ofertë për të mbështetur investimin në platforma elektronike, në mënyrë për të lehtësuar zhvillimin e shitjeve online, i cili është dëshmuar të jetë shumë i nevojshëm sidomos gjatë kësaj periudhe.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...