Ekonomi

Bankat digjitale

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 06 July 2018

Drejtues së Shoqatës së Bankave të Kosovës thonë se momentalisht, diku rreth 90% të shërbimeve bankare në disa banka në Kosovë, raportohen se kryhen përmes shërbimeve elektronike

Sistemi i pagesave në kuadër të Industrisë bankare ka shënuar progres të mirë ndër vite, çoftë kjo përmes rritjes së numrit dhe vlerës së pagesave, e po ashtu edhe përmes zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga kjo industri, duke bërë kështu që shfrytëzimi i shërbimeve elektronike në Kosovë të rritet në mënyrë të ndjeshme. Drejtues së Shoqatës së Bankave të Kosovës, thonë se momentalisht, diku rreth 90% të shërbimeve bankare në disa banka në Kosovë, raportohen se kryhen përmes shërbimeve elektronike.

Sipas tyre, për më shumë, Industria bankare në Kosovë në përputhje edhe me strategjinë kombëtare për reduktimin e përdorimit të parasë së gatshme është duke ofruar gjithnjë e më shumë produkte dhe shërbime të reja elektronike, që nënkupton se klienti gjithnjë e më pak ka nevojë që të shkoj fizikisht tek degët bankare për të kryer një shërbim bankar, duke mundësuar kështu që këto shërbime t’i realizoj nga shtëpia (përmes e-banking), apo drejtpërdrejt nga vendi ku klienti e merre produktin apo shërbimin (P.sh. përmes POS apo ATM).

-Advertisement-

2015, viti i hovshëm i ndryshimeve

Drejtues së Shoqatës së Bankave, thonë se nga viti 2015 e tutje ka filluar zhvillimi me i hovshëm i Bankingut elektronik, ku bankat kanë pasuruar gamën e tyre të produkteve me kartela të funksioneve dhe lehtësirave të ndryshme, si kartelat pa kontakt, bankomatet me funksion te arkëtarit, duke mundësuar deponimin e mjeteve 24/7, POS pika të shitjes, Internet Banking i cili ofron mundësinë e kryerjes së të gjitha llojeve të transaksioneve, duke ulur kështu nevojën për të vizituar degët e bankës.

Sipas tyre, Investimet e bankave në shërbime dhe produkte elektronike, ka bërë që proceset në kuadër të këtij sektori të bëhen më të sigurta dhe më lehtë të realizueshme, duke mundësuar kështu që procesi të automatizohet dhe të lehtësojë punën dhe jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Zhvillimi i shërbimeve teknologjike ka bërë që njerëzit të shfrytëzojnë ato në masë të madhe, duke bërë kështu që edhe nevoja për ta vizituar degën e bankës nga klienti të jetë shumë më e vogël në krahasim me të kaluarën. Kjo për faktin se qytetaret e Kosovës përdorin gjithnjë e më shumë shërbimin elektronik e-banking përmes secilës mundësohet që të realizohen pothuajse të gjitha llojet e transaksioneve duke filluar nga pagesat më të thjeshta (pagesa të faturave të përditshme) të nevojshme deri tek ato pagesa përmes se cilave u mundësohet qytetarëve që të shlyejnë obligimet e tyre tatimore, doganave, kontributeve dhe shumë mundësive tjera. Momentalisht, diku rreth 90% të shërbimeve bankare në disa banka në Kosovë raportohen se kryhen përmes shërbimeve elektronike”thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Pesëfishohen pagesat përmes e-banking

Përfaqësues të Shoqatës së Bankave të Kosovës thonë se instrumentet e sistemit të pagesave kanë shënuar rritje të shpejt në volum. Sipas tyre,  vlera e transaksioneve ndërbankare është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit, kurse pagesat përmes e-banking janë rritur pesëfishuar gjatë pesë viteve të fundit. “Të gjitha të dhënat dhe statistikat e treguara më lartë, tregojnë se industria bankare është duke u orientuar shumë drejt përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike, pra drejt automatizimit të shërbimeve dhe produkteve.  Këto shërbime janë në përputhje me zhvillimet bashkëkohore të cilat ofrojnë shërbime njëzet e katër orë, pra pa ndërprerje, pavarësisht orarit dhe kohës, duke ofruar në të njëjtën kohë siguri dhe saktësi gjatë përdorimit të tyre.

Këto kanë bërë që të jenë edhe arsyet kryesore se pse instrumentet elektronike të pagesave janë përkrahur dhe kanë shënuar rritje signifikante në përdorimin e tyre”thuhet në përgjigjen e tyre.  Sipas tyre, për klientët e industrisë bankare, instrumentet elektronike të pagesave janë gjithnjë e më shumë të nevojshme, meqenëse mundësojnë realizimin e pagesave kurdo që ata kanë nevojë, pavarësisht kohës dhe orarit të punës, duke i mundësuar që këtë shërbim ta realizojnë gjatë njëzet e katër orëve.  Për këtë arsye edhe përdorimi i tyre është gjithnjë e më shumë në rritje.

Industria bankare prin me inovacion ne rajon

Industria bankare e Kosovës ka arritur që të zhvillohet viteve të fundit dhe të jetë e krahasueshme me vendet e tjera të rajonit apo edhe më larg, marrë parasysh këtu rrethanat në të cilat është zhvilluar industria bankare. Nëse merret parasysh numri i popullsisë dhe hapësira territoriale në të cilën jetojmë, mund të shohim se industria bankare në Kosovë në shumë prej këtyre instrumenteve është para Shqipërisë dhe e krahasueshme me shumë prej vendeve të rajonit.

Sidoqoftë nëse merret parasysh edhe trendi në përqindje i rritjes së përdorimit të instrumenteve të pagesave elektronike në Kosovë sidomos në këto vitet e fundit mund të themi se Kosova është në nivel të kënaqshëm sa i përket ofrimit të infrastrukturës mbi shërbimet dhe produktet elektronike. Në bazë te të dhënave të paraqitura mbi përdorimin e instrumenteve të pagesave elektronike për vendet e ndryshme, mund të përfundojmë se Kosova është në drejtim të mirë dhe është e krahasueshme me shumë prej vendeve të rajonit mbi infrastrukturën që e disponon industria bankare”thuhet në fund të përgjigjes së Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Sistemi i pagesave
Milion euro*
Përshkrimi 2012 2013 2014 2015 2016 2017 Mar-2018
Sistemi ndërbankar i pagesave 5681 6,435 6,832 7,476 10,654 11,638 2742
Tërheqjet e klientëve përmes ATM 673 710 798 1,054 1,462 1,738 437
Tërheqjet e klientëve jashtë bankave përmes ATM 200 226 198 168 158 168 53
Pagesat e klientëve përmes POS 150 159 203 239 192 203 48
Pagesat e klientëve jashtë bankave përmes POS 27 33 35 65 58 58 16
Pagesat përmes e-banking 1499 2,671 4,220 5,759 6,703 8,488 1817

 

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy