Banale e tendencioze – Zogiani përplaset me gazetarin në konferencë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 01 August 2023
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Zogiani e ka quajtur “banale” një pyetje të një gazetari në një konferencë për medie të martën.
Zogiani e ka cilësuar “dilemë banale” një pyetje të gazetarit lidhur me rastet e keqpërdorimeve brenda Ministrisë së Infrastrukturës, të cilat i ka evidentuar zv/ministri Zogiani prej ardhjes së tij në detyrë disa muaj më parë.
“Nuk e di a e keni pasur vëmendjen kur kam folur kam thënë ne, ne [ministria]. Unë, natyrisht kur futem aty merrem me procesin, jo vetëm për kohën time kur kam qenë në Ministri unë. Kështu që, është pak banale si dilemë, mirëpo po ta hjeku si dilemë”, i ka thënë Zogiani, gazetarit.
“Ju thatë se ne po flasim në ajër. Dhjetë minuta ka folur ministri për një rast konkret të pretendimit të krijimit të një termocentrali. Po flasim konkretisht për një projekt dhe ju po thoni ‘po flisni në ajër’. Kjo është komplet tendencioze”, ka thënë Zogiani.
Gazetari i ka kërkuar ministrit që të mos e ofendojë me cilësime ndaj pyetjeve të tij.
“Mos na ktheni me këto terma pezhorativ me na ofendu”, i ka reaguar gazetari, zëvendësministrit Zogiani.
Të tjera
-
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës: 3 fëmijët e vdekur janë të moshave 13 dhe 15-vjeçare
Një rast i rëndë ka ndodhur para disa orësh në fshatin Jabllanicë të Gjakovës...
-
Tragjedi e madhe, shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Gjakova dhe Kosova janë tronditur nga një tragjedi që ka ndodhur sot pasdite ...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Era do të ...
-
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nga 2021 – 2024
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një status n...
-
Lushtaku falenderon qytetarët e Vushtrrisë: Tubim madhështor që reflekton forcë e besim
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Dervishaj: Prekazi, simbol i luftës dhe sakrificës, bashkë do i sjellim 77 të mirat që i meriton Kosova
Shahin Dervishaj, kandidati për deputet nga diaspora me numrin 77 nga Partia ...
-
Bedri Hamza: Ministër me aktakuzë në kabinetin tim nuk mundet me pas
I ftuar në emisionin Oxygen në Klan Kosova, Bedri Hamza tha se, ashtu si në l...
-
Ganimete Musliu për herë të parë tregon momentin kur mendojë ta lërë politikën
Ganimete Musliu, kandidate për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike e...
-
Lushtaku pas takimit me qytetarët e Prekazit e Rezallës: Aty ku fryma na shpije drejt fitores së madhe
Mergim Lushtaku, kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e...
-
Ahmeti: Sonte foli Sllovia, shtylla e palëkundur e fitores së Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Ky është ekipi dhe futbollisti i preferuar i Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamz...
-
Gjuajtja me ạrmë zjạrri në Ulpianë – Policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana, Policia në vendngjarje Para pak...