Fun & Video

Bamirësit ia realizojnë dasmën e ëndrrave të sëmurit me kancer në minutën e fundit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 22 May 2017

Një çift i cili u detyrua të anulonte dasmën e tyre të ëndrrave, pasi dhëndri u diagnostikua me kancer, kanë lidhur kurorë me një ceremoni minutën e fundit, në saje të donacionet e të huajve.

Tracy Brooks, 45, dhe Ray Kershaë, 63, e kishin planifikuar të martoheshin në Tenerife në vitin të ardhshëm, por i ishin detyruar të ndryshonin planet e tyre, kur Ray u diagnostifikua me kancer në muajin mars, transmeton Indeksonline.

Kershaw, tani ka vetëm edhe disa ditë jetë dhe janë duke u kujdesur për të në një spital në Manchester.

-Advertisement-

Por, në sajë të bujarisë së të huajve dhe të bamirësisë, çifi të cilët jetojnë në Shawclough, Rochdale, kanë lidhur kurorë së bashku në një martesë e cila është përgatitur në më pas se 24 orë.

Dasma ishte planifikuar që të bëhej me 2 qershor sipas bamirësve, mirëpo për shkak të përkeqësimit të gjendjes së Kershaw, ata ishin detyruar që të përshpejtonin organizimin duke ndërmarr çdo hap të nevojshëm për t’ia bërë brenda 24 orëve.

Ata u martuan në një ceremoni të ndjekur nga të afërmit e tyre dhe miqtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera