Sport

Ballkani vjen me komunikatë për media

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 05 May 2018

Dje nëpër media online ka qarkulluar një lajm se lideri aktual në Ligën e Parë, Ballkani, ka kontaktuar me dy futbollistë të njohur, Florim Bërbatovcin dhe Ilir Avdylin, me të cilët do të nënshkruaj sezonin e ardhshëm.

Por sot përmes një komunikate për media, klubi nga Theranda ka demantuar këto lajme. Kryesia e klubit ka mbajtur takim dhe siç thuhet në postim ata janë të kënaqur me rrjedhën e kampionatit.

“Komunikatë

-Advertisement-

Kryesia e Klubit Futbollistik “Ballkani” Suharekë, ka mbajtur një takim, ku është biseduar për rrjedhën e deritashme të kampionatit, dhe është e kënaqur me punën dhe rezultatet e arritura, ku tani jemi lider i Ligës së Parë.
Deri në përfundim të kampionatit kanë mbetur edhe 3 xhiro, ku klubi ynë synon 9 pikë, pra 3 fitore. Kryesia ka përcjellur me vëmendje edhe disa shkrime të mediave lidhur me transferimet e mundshme të disa lojëtarëve, por theksojmë se nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këto shkrime.
Kryesia e klubit dhe presidenti Arsim Kabashi, konfirmojnë se e kanë besimin e plotë ndaj ekipit të tanishëm, të udhëhequr nga kryetrajneri Bekim Shotani dhe kapiteni ynë Visar Berisha. Çdo informacion që nuk publikohet në faqen tonë zyrtare të klubit, e konsiderojmë jo zyrtarë.

Faleminderit për mirkuptim.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera