Sport

Ballkani shpëtoi nga humbja në minutën e fundit, kështu deklarohet Munishi pas ndeshjes me Feronikelin

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 05 November 2020

Ballkani i ka shpëtuar humbjes nga Feronikeli në minutën e fundit të ndeshjes, pasi Ermal Krasniqi shënoi për rezultatin 1-1 në minutën e 90+4’, shkruan Gazeta inFokus.

Golin për ‘industrialistët’ e realizoi Adem Maliqi, në sidën që u luajt në Drenas në kuadër të xhiros së 11-të në Superligë.

Pas ndeshjes trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, u shpreh i kënaqur që skuadra e tij u largua me një pikë nga ‘Rexhep Rexhpi’.

-Advertisement-

“Ishte ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. E morëm një gol nga pakujdesia. Më vjen mirë që reagoi skuadra, sidomos në pjesën e dytë morëm ne iniciativën dhe në fund arritën të barazojmë rezultatin. Më vjen mirë që po largohemi me një pikë dhe të pamposhtur nga këtu. Në pjesën e dytë ndryshuam taktikisht, stilin e lojës, që solli rezultate”, tha Munishi për Art Sport.

Tutje tekniku prishtinas deklaroi se nuk i vyen fitorja nëse i lëndohet ndonjë futbollist, duke akuzuar kundërshtari për lojë të ashpër.

“Besoj që nuk duhet të luhet ndeshje e ashpër sepse nuk më vyen fitorja nëse lëndohet ndonjë futbollist. Në pjesën e parë e kishim të vështirë të dalim përpara pikërisht edhe për shkak të lojës së ashpër, është dashur më herët të ndëshkohen futbollistët me kartonë”, përfundoi Munishi.

Pas këtij barazimi Ballkani vazhdon kryesimin me 26-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera