Sport

Ballkani – Prishtina, përballja e 7-të e dy skuadrave pas luftës

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 11 September 2018

Sot zhvillohen dy përballje  në Ipko Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Javën e 4-të do të nisin skuadra e promovuar në elitë, Ballkani e cila e pret Prishtinën në Therandë.

Prishtina udhëton në Therandë pas dy ndeshjeve dhe dy fitoreve pa pësuar gol, ndërsa Ballkani e zhvillon ndeshjen e katërt dhe në tre ndeshje ka arritur një fitore e dy humbje.

-Advertisement-

Ballkanin do ta drejtor ish-kryetrajneri dhe drejtori i deritashëm i shkollës së futbollit të Prishtinës, Sami Sermaxhaj.

Ndërsa Prishtina pothuajse është komplete dhe kjo më së miri u vërejt në ndeshjen përgatitore me U19 të Kosovës me që rast u paraqiten edhe Pefqeli e Morina (i cili shënoi edhe golin e vetëm të ndeshjes së shtunës).

Statistikat:

Ballkani pas luftës në elitën e futbollit tonë ka qëndruar vetëm dy sezone, më 1999/00 dhe 2010/11. Përderisa edicionin e parë të pasluftës, therandasit kishin pësuar dy humbje të thella, 6:1 e 0:3, në herën e dytë përveç humbjes 3:0, i kishin shkaktuar Prishtinës dy humbje të rënda prej 1:0, të dyja të zhvilluara në Rahovec me shënues të njëjtë, Fillim Guraziu. Të rënda kishin qenë, sepse kishin qenë shkaktari kryesor i humbjes së titullit pastaj nga Prishtina, megjithëse Ballkani kishte rënë sërish nga elita. Prishtina edhe Ballkanit janë takuar edhe për Kupë në rrethin e parë në vitin 2015 kur Prishtina kishte fituar pastër 5:0.

Pra, nga ndeshja e vetme e zhvilluar në Therandë, më 2000-në, në stadium të parindertuar, kishte fituar Prishtina 0:3 dhe kjo do të jetë vetëm përballja e dytë në stadiumin e qytetit të Therandës.

Dy skuadrat janë takuar edhe në muajin janar në miqësore ku Prishtina kishte fituar 1:2.

Java IV:

Ballkani – Prishtina

E martë, 11 shtator – ora: 15:45

Stadiumi i qytetit, Therandë

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera