Sport

Ballkani luan sot ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Konferencës

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 03 November 2022

Kampioni i Kosovës, Ballkani do ta mbyll sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, më ndeshjen në udhëtim te CFR Cluj.

Sot përfundon aventura magjike e kampionit të Kosovës në Ligën e Konferencës, pasi zhvillon ndeshjen e fundit të grupeve.

Ballkani do të luajë në udhëtim te CFR Cluj, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H, ndeshje që pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Dr. Constantin Radulescu’ nga ora 18:45.<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffcballkani%2Fposts%2Fpfbid02xyK62YwLUkoAtaTaVauj5GWzBtejS6QQcq2JVg2JzzAaSxzcezwBTdCdrhWwj1Lql&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”703″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

-Advertisement-

Kampioni i Kosovës është eliminuar tashmë pas humbjes në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Slavia Pragës dhe do të luajë pa presion këtë takim.

Në anën tjetër, vendasit duhet të fitojnë patjetër pasi një fitore e Slavias ndaj Sivassporit do t’i linte jashtë kualifikimit.

Ndeshja e parë në Prishtinë mes Ballkanit dhe CFR Clujit përfundoi me barazim 1-1.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera