Sport

Ballkani-Gjilani, ora 13:00, xhiroja e 16-të nis me përplasje kryesuesish

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 22 November 2019

Pas ndeshjeve kualifikuese të Europianit, që për fatin e keq nuk shkoi ashtu si të gjithë e prisnin në Kosovë, tashmë vëmendja kthehet në kampionatin vendas.

Java e 16-të të IPKO Superligës së Kosovës troket që këtë të premte me ndeshjen hapëse Ballkani-Gjilani, që do të zhvillohet në orën 13:00, në stadiumin e Therandës.

Është pa dyshim takimi më i rëndësishëm i kësaj xhiroje, pasi përplasen dy ekipet kryesuese. Si Ballkani ashtu edhe Gjilani kanë grumbulluar 31 pikë e tashmë synojnë të ruajnë vazhdimësinë për të mos e humbur pozicionin që kanë. Formacioni i drejtuar nga Ismet Munishi, që ndoshta nuk pritej të kishte këtë ecuri, kërkon të shfrytëzojë në maksimum faktorin fushë (mbështetjen e zjarrtë të tifozëve), për të kaluar me sukses edhe një rival të fortë si Gjilani.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, “skifterët”, të drejtuar nga trajneri nga Vlora, Gentian Mezani, i ka shfaqur haptazi ambiciet për titullin kampion. Nuk është rastësi që Gjilani është ekipi që ka marrë më shumë pikë në ndeshjet jashtë, duke regjistruar pesë fitore dhe vetëm dy humbje. Duhet përmendur fakti që është ekipi i dytë, pas Ferizajt, që nuk pranon barazimin, duke luajtur për gjithçka më çdo ndeshje.

Xhiroja e 16-të vijon të shtunën me Drinica – Vushtrria, Drita – KF Llapi, Flamurtari – Feronikeli e Prishtina Trepëa ’89, ndërsa të dielën luhet takimi i fundit Ferizaj – Dukagjini.

Java 16

22.11. 13:00

FC Ballkani – Gjilani

23.11. 13:00

Drenica – Vushtrria

Drita – KF Llapi

Flamurtari – Feronikeli

Prishtina Trepça ’89

24.11. 13:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera