Balla: Masat e qeverisë, në kushtet kur kemi një prokurori dhe gjykatë që nuk vepron
Autori: Gazeta inFokus
23:10 | 19 Tetor 2026
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar masat e paralajmëruara nga kryeministri për kufizimin e disa të drejtave për personat që përfshihen në akte dhune gjatë protestave.
Balla u shpreh se masa të ngjashme po diskutohen apo zbatohen edhe në disa vende europiane, duke sjellë si shembull rastin e studentëve që përfshihen në akte dhune ndaj institucioneve nga të cilat përfitojnë. Ai theksoi se masat janë ende në diskutim nga qeveria dhe se një komunikim më i qartë pritet të bëhet ditën e nesërme.
“Kryeministri sot ka bërë me dije disa masa që janë të ngjashme dhe që po merren në disa vende europiane lidhur me kufizimin e disa të drejtave për disa persona që angazhohen në akte dhune. Nëse një student i vë flakën Ministrisë së Arsimit, edhe pse penalisht nuk do të ndiqet, besoj se disa përfitime nuk do t’i ketë më. Nëse trajtohesh me bursë nga Ministria e Arsimit dhe përfshihesh në akte dhune kundër saj, minimalisht këtë bursë nuk do ta përfitosh më. Këto janë diskutime ende të qeverisë. Nuk jam i informuar se çfarë është duke diskutuar qeveria. Nesër do të kemi një komunikim më të qartë të të gjitha këtyre masave. Gjithçka është pjesë e diskutimeve. Personalisht mund të them se të gjithë ata që përfshihen në akte dhune duhet të kuptojnë se nuk do të përfitojnë disa liri që i kanë shkelur”, tha ai.
Ai kritikoi prokurorinë dhe gjykatën, të cilat sipas tij nuk po veprojnë sipas ligjit.
“E gjitha kjo vjen në kushtet kur ka një prokurori dhe një gjykatë që nuk vepron. Në ligjin e tubimeve, një prej neneve thotë se ndalohet pjesëmarrja në tubime me maskë dhe kjo dënohet me gjobë deri në dy vjet burg. Kush e ka zbatuar këtë nga prokuroritë dhe nga gjykatat? Të gjithë ata që shkojnë me maskë aty janë duke thyer ligjin. Minimalisht me gjobë. Këtu po vidhen banka, po vidhen dyqane, po shkatërrohet prona publike dhe prona private. Një person i caktuar po kryen katër apo pesë vepra penale njëkohësisht”, tha ai.

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...

































