Bajrami: Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 30 September 2022
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga autoritetet që të angazhohen për t’i gjetur dy vajzat e zhdukura në Pejë.
Bajrami ka shkruar se kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje nga institucionet shtetërore.
“Të çohet i gjithë shteti në këmbë derisa dy vajzat e zhdukura gjenden në Pejë.Sot një javë, dy studente nga Peja janë zhdukur. Vajzat sipas raportimeve kanë dalë nga shtepitë e tyre fshati Qyshk e Treboviq dhe janë nisur për në Universitetin ”Kadi Zeka” në Pejë. Si nënë e dy vajzave ky lajm me ka tmerru dhe prej momentit që e kam dëgju nuk mendoj asgjë tjetër.Për çudi, kjo ngjarje po kalon pa shumë vëmendje, pa shumë angazhim të shtetit, të institucioneve shtetërore”, ka shkruar Bajrami.
Ajo ka rrëfyer një rast në Angli në kohë sa ka qenë studente se si të gjitha televizonet dhe gazetat kanë raportuar për javë të tëra për dy vajza të zhdukura derisa ato janë gjetur.
“Me kujtohet më 2003 kur kam qenë studente në Angli, u patën zhdukë 2 vajza 13 vjeçare. Me javë të tëra, derisa ato janë gjetur krejt kanalet televizive, krejt gazetat, krejt aparati shtetëror nuk kanë folë për asgjë tjetër pos për dy vajzat e zhdukura. Te ne, për këtë rast ka heshtje pothuajse në të gjitha institucionet”, ka thënë ajo.
Tutje Bajrami është shprehur se në situatën e tillë, ministry i Brendshëm, kryeprokurori, Drejtori i Policisë e shefi I AKI-së do duhej të mbanin konferenca të përditshme.
“Në këtë situatë, ministri i Brendshëm, Kryeprokurori i Shtetit, Drejtori i Policisë bashkë me Shefin e AKI-së e edhe me Komandantin e FSK-së do të duhej të mbanin konferenca të përditshme. Për të treguar se çka po bëjnë institucionet për rastin. Kjo është ngjarje e dhimbshme. Jam e sigurt se derisa vajzat të gjenden për familjet dhembja është me e rëndë se vdekja. Ju bëj thirrje të gjithëve kudo që jeni të kontribuoni në zbardhjen e rastit. Ndërsa, institucionet e shtetit, të gjitha bashkë edhe me mediat, të çohën në këmbë derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura”, ka thënë Bajrami.
Dy vajza, njëra nga fshati Treboviq e tjetra nga Qyshku janë zhdukur. Rastet në polici i kanë bërë të njohura prindërit e tyre.
Ditë më parë policia ka njoftuar se rasti i zhdukjes së tyre është duke u hetuar.
“PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Treboviq dhe Fsh. Qyshk, Pejë (NN) 23.09.2022 – 07:00. Dy ankues meshkuj kosovar kanë informuar se vajzat e tyre kosovare janë larguar nga shtëpitë dhe nuk janë kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.
Të tjera
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...