Lajme

Bajrami: Nuk e dimë vlerën monetare të koeficientit të Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 22 December 2022

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka kritikuar Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ajo,  në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se deri tani akoma nuk dihet koeficienti i saktë i këtij projektligji.

“Ligji i pagave në sektorin publik nuk e adreson në tërësi çështjen e rritjes së inflacionit ka ngritje të supozuara në disa sektorë, ende edhe sot nuk e dimë se cila është vlera monetare e koeficientit”.

-Advertisement-

“Kjo bëhet edhe më skandaloze kur e lexojmë nenin 9 të Ligjit për Pagat ku thuhet se vlera monetare e koeficientit do të përcaktohet me Ligjin Vjetor të Buxhetit, ne e dimë se ky ligj ka kaluar”.

“Kryeministri dhe ministri i Financave duhet të na thotë saktë se në qoftë se votohet ky ligj, kur do të hyjë në fuqi”,ka thënë Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera