Lajme

Bajrami kritika Qeverisë Kurti: 14 shkurti i vitit 2021, aksidenti më i madh i pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 08 January 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se rezultatet e Qeverisë Kurti më së miri i dinë qytetarët, ata që përballen me çmime të larta e familjarët e të pagjeturëve, e që sipas Bajramit, Kurti si ka vizituar asnjëherë, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se 14 shkurti i vitit 2021 ishte aksidenti më i madh i pasluftës.

“Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie”, ka shkruar mes tjerash ajo./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë:

14 shkurti i vitit 2021 – aksdienti më i madh i pasluftës

Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë.

Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt – ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie.

Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo… Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?

Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar:

– Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr,

– Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet janë dyfysh me të larta se para një viti,

– Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet,

– Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë,

– Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu,

– Nuk ka banesa për qiftet e reja,

– Nuk ka Fond Sovran,

– Nuk ka Bankë Zhvillimore,

– Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë,

– Dhjetra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION,

– Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter,

– Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione,

– Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi,

– Shëndëtsia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve,

– Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite,

– 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre,

Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve”, ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera