Bajrami: Falë angazhimit të SHBA-ve ne sot ndërtojmë shtetin tonë
Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 27 June 2017
Ministri në largim i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se vizita e sotme e delegacionit nga shteti IOWA në vendin tonë do të thellojë raportet mes Kosovës dhe këtij shteti federal amerikan.
Ai ka thënë se Kosova ka një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të këtij shteti të fuqishëm ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë vendin tonë.
“Jemi jashtëzakonisht të nderuar që sot kemi rastin të hapim vizitën e delegacionit të lartë të shtetit të IOWA-s, shtetit mik. Një partnerit të fuqishëm të Republikës së Kosovës, i cili shtet po e ndihmon Kosovën në shumë segmente. Në cilësinë e ministrit të Arsimit dhe Qeverisë së Kosovës iu dëshiroj mirëseardhje këtij delegacioni të lartë dhe jam i sigurt që kjo vizitë do të jetë shumë produktive, që do të thellojë raportet vëllazërore dhe miqësore të shtetit të IOWA-s me Republikën e Kosovës. Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen që i ka dhënë Qeveria amerikane, ndërtimit të shtetit tonë. Ne kemi një partneritet strategjik me SHBA-të dhe falë angazhimit të SHBA-ve ne sot jemi të lirë dhe ndërtojmë shtetin tonë“, tha ai.
Ndërkaq ministri në detyrë i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se kanë pasur bashkëpunim konkret me IOWA-n dhe se Kosova ka çka të mësojë nga ta në sektorin e bujqësisë. “Ne kemi pasur një bashkëpunim konkret me IOWA-n. Kosova ka çka të mësojë nga IOWA për fushën e bujqësisë veçanërisht. Besoj që kjo mund të shihet jo vetëm tek puna në fermë për dhe te pjesa e edukimit. Si sektor bujqësia në Kosovë tradicionalisht, ka pasur një rol të rëndësishëm dhe një rol qendror vazhdon ta ketë edhe tash. 12 për qind e BPV të GDP-së vjen drejtpërdrejt nga bujqësia dhe sipas vlerësimeve të BB rreth 20 për qind e gjithë punësimit në Kosovë, të hyrave që gjenerohen nga familjet e ndryshme, në vendin tonë vijnë nga bujqësia”, tha Krasniqi.
Ndërsa gjeneral Rrahman Rama nga FSK, tha se pa përkrahjen e IOWA, FSK nuk do të ishte në këtë pozitën ku ndodhet sot. “Fal përkushtimit, angazhimit dhe përkrahjes që kemi pasur ne si FSK jemi sot ku jemi. Pa përkrahjen e tyre ne nuk do të ishim në këtë pozitë ku jemi sot. Jemi sot institucioni më i respektueshëm në Kosovë, jo tash por që pesë vite. Kemi përkrahje të jashtëzakonshme në të gjitha fushat por që vlen të theksohet në aspektin logjistik, të komunikimit”, tha ai.
Ndërkaq major General Timothy E. Orr, adjutant i Përgjithshëm i shtetit të IOWA tha se ata janë këtu që të veprojnë. “Këtu ka potencial të madh. Siç thotë shprehja “Vizioni pa veprim, nuk është asgjë më shumë së një zbrazëti”. Pra, ne jemi këtu të veprojmë dhe siç e thamë edhe më parë të kalojmë në nivelin tjetër. Ne kemi njerëzit e duhur në dhomën e duhur, me marrëdhëniet e duhura pra, e gjitha varet nga veprimi. Unë e pres me padurim këtë javë në mënyrë që të vazhdojmë më dialogun dhe mundësitë për veprim dhe inkoorporim mes Kosovës dhe shtetit të IOWA-s”, tha ai
Të tjera
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...
-
Lushtaku, Kurtit: E keni gjetur vendin të gatshëm, ka ardhur koha që Kosovën me udhëheq njerëzit që kanë kontribuar…!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ka ...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonom...
-
Arrestohet një 56 vjeçar në Kaçanik, ishte i kërkuar për vjedhje të pyllit
Një person është arrestuar sot në Kaçanik. M.I., 56 vjeçar ishte i kërkuar...