Lajme

Bajqinovci për Edi Ramën: Në kërkim të shpëtimit, dorëlirë me interesat kombëtare!

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 13 June 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Edi Rama anuloj mbledhjen e Qeverive Kosovë-Shqipëri.

Ai ka thënë së shpjegimi për sjelljen e Ramës është se para fundit të tij, në kërkim të shpëtimit u tregua dorëlire me interesat kombëtare.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Nuk janë të paktë shembujt në histori, përfshirë edhe historinë e re, kur politikanë para fundit të tyre e në kërkim të shpëtimit janë treguar dorëshlirë me interesat kombëtare. Rama duket të jetë i radhës. Tjetër shpjegim është vështirë të ketë për sjelljet e tij.

E megjithatë fundi për ta nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Historia i njeh vetëm veprat. Jo arsyetimin e as pishmanin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera