Lajme

Bajqinovci: Opozita do e kërkojë 2021-ën, do të jetë mirë nëse disa nga ta do të jenë në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 30 September 2024

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se do ishte mirë, nëse në 2025-ën disa deputetë të opozitës do të kenë vend në Kuvendin e Kosovës.

Ai shprehet, se opozita do e kërkojë vitin 2021.

“Realiteti i vetëm janë matjet çdo tre muaj, unë nuk i bëj ato matje. Të gjitha kompanitë, vendore dhe ndërkombëtare, e vendosin Lëvizjen Vetëvendosje me 49 për qind. Tash kujt t’i besojë LDK-ja, ajo deri dje ka bërë be në katro sondazhe”, tha Bajqinovci në klan kosova.

-Advertisement-

“Opozita do ta kërkojë vitin 2021. Çka do të ndodhë në 2025-ën? Do të jetë shumë mirë nëse do të jenë disa nga ta në Kuvend”, u shpreh deputeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera