Lajme

Bahtiri: Nuk më frikëson asnjë kërcënim, do të vazhdoj punën si kryetar komune

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 20 October 2020

Kryetari i komunës së Mitroviës Jugore, Agim Bahtiri, javën e kaluar ishte kërcënuar nga disa persona, ku pranë shtëpisë së tij janë parë edhe disa patrulla të Policisë së Kosovës.

Për këtë, Bahtiri sonte ka thënë se asnjë kërcënim nuk e frikëson atë e as rrethin familjar e shoqëror.

 

-Advertisement-

 

Ai tha se pavarësisht këtyre pengesave e kërcënimeve do të vazhdojë punën e tij si kryetar komune.

“Falenderoj gjithë qytetarët për mbështetjen që më kanë dhënë, pas kërcenimeve që kam marrë për disa ditë radhazi.

Mijëra mesazhe pëkrahëse nga ta, për mua janë motivim shtesë në misionin tim për zhvillimin e qytetit të Mitrovicës.

Asnjë kërcënim nuk më ka frikësuar asnjëherë mua, familjen time dhe e as bashkëpunëtorët. Megjithatë, e kemi obligim që raste të tilla t’i raportojmë në organet e rendit dhe shteti të merret me ta.

Pavarësisht kërcenimeve dhe çfardo pengese tjetër, nuk do të ndalem apo zmbrasem me asnjë çmim në punën time si kryetar komune”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera