Lajme

Babë e bijë përfundojnë në pranga – Kush janë të përfshirët në rastin tragjik në Ferizaj? –

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 29 June 2026

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar për 48 orë edhe vajzën e personit të dyshuar për vrasjen e një 32-vjeçari në Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, më 28 qershor rreth orës 22:50, policia është njoftuar se një person ishte gjetur pa shenja jete në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Viktima është identifikuar me inicialet F.H., 32 vjeç, ndërsa “vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor”.

-Advertisement-

Policia njoftoi se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes “është konstatuar një plagë që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit”, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur në banesën e M.B. (48 vjeç), ku në momentin e incidentit ndodheshin edhe bashkëshortja e tij dhe vajza, A.R. (24 vjeçe).

Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari M.B. është ndaluar për 48 orë. Po ashtu, edhe ndaj A.R. është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh, mirëpo ajo vazhdon të mbetet nën trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, autoritetet kanë bërë të ditur se “ekziston dyshimi i bazuar se rasti ndërlidhet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë'”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar./Gazeta Infokus 

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy