Babai rrëfen për gjendjen e heroit të Shëngjinit pasi rrezikoi veten për t’i shpëtuar nga mbytja vëlla e motër nga Kosova
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 20 August 2022
Robert Neçaj, një i ri i cili punonte si vrojtues i plazhit në zonën Rana e Hedhun në Shëngjin, u kthye në hero pak ditë më parë, pasi shpëtoi nga mbytja vëlla e motër nga Kosova që po pushonin aty.
Por gjatë përpjekjeve për të shpëtuar dy të miturit, Neçaj u dëmtua për vete, pasi piu shumë ujë duke përfunduar në spital.
Pas kësaj ngjarjeje, Familja Neçaj ka dhënë detaje mbi shëndetin e heroit, duke treguar se ai është jashtë rrezikut për jetën.
Babai i tij, Tonin Neçaj ka rrëfyer gjithë ngjarjen nëpërmjet një postimi në Facebook duke dhënë detaje edhe për shëndetin e të birit.
Tonin Neçaj sqaron se Roberti, heroi që shpëtoi vëlla e motër nga Kosova, nuk ishte vrojtues në atë zonë, megjithatë, ai kishte ndërhyrë pasi pa që të rinjtë ishin në rrezik.
“Për ata që janë kurioz sqarojmë se Roberti nuk ka qënë vrojtues në atë zonë. Ora ka qënë rreth 19:30, kur Roberti ka shkuar si zv/President i Federatës së Vrojtuesëve të plazhit për të shpërndarë mjete pune për Vrojtuesit në Shëngjin. Dy adoleshentë kosovarë 16-17 vjeç, vëlla e motër, i ka tërhequr deti kur kanë hyrë në ujë, në një vend, jashtë zonës së mbulimit nga vrojtuesit e plazhit, tek Rana e Hedhun. Djalin e kapi epilepsia (sëmundja e tokës), ndërsa vajza tmerrohet”, thuhet në rrëfimin e babait të Robertit.
“Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira dhe fillojnë të kërkojnë ndihmë. Por, si një ditë me pak reshje shiu, në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz. Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun. Por “i mbyturi të mbyt”. I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit . Ai i mbron të rinjtë por pin shumë ujë vetë.“Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg. Tashmë Roberti është përmirësuar mirë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur! Faleminderit me përultësi të gjithëve!””, thotë më tej Tonin Neçaj.
Pas gjithë kësaj situate, Roberti ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht, ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Faleminderit për vlerësimin që i keni bërë rastit të djalit tonë, Robertit, në sensin e humanizmit dhe dhimbjes njerëzore! Falë humanizmit dhe ndjenjës së korrektësisë në punë, Roberti u bë pre e ngjarjes së pardjeshme. Është kënaqësi e jona që ai sakrifikoi për shpëtimin e dy jetëve të dy të rinjve,vëlla e motër adoleshentë. Ndihemi shumë të lumtur që më në fund shpëtoi edhe jeta e Robertit, falë përgatitjes së tij profesionale dhe kujdesit të organeve shëndetësore të spitalit të Lezhës”, ka shkruar ai.
Në Shqipëri muajve të fundit ka pasur kritika në lidhje me mungesën e rojeve të plazhit.
Së fundmi, ishte regjistruar një rast tragjik në Himarë, ku si pasojë e mjeteve lundruese ishte vrarë një vajzë e vogël.
Të tjera
-
Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore?
Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atë...
-
Ish-kryetari i Leposaviqit mohon se ka ndikuar në punësimin e të akuzuarve tjerë
Në gjykimin për korrupsion e krim të organizuar ndaj ish-kryetarit të Leposav...
-
Dreka e fundit në Nju Jork e Kryediplomatit të BE’së Josep Borell me liderë të Ballkanit Perëndimor
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell do të ketë një drekë pune me lide...
-
Zemaj: Që 1 muaj në Onkologji mungon një injeksion, pacientët në mungesë të tij ndodhen në gjendje jo të mirë shëndetësore
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj thotë se që 1 muaj në Klinikën e Onkologjisë t...
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
Dy shqiptarë dolën para Gjykatës së Qarkut Wil si “njerëz terreni” të një ban...
-
“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë
Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike...
-
Ekspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Diplomatë gjermanë të angazhuar për Ballkanin dhe ekspertë të çështjeve të in...
-
Osmani në Nju Jork, takohet me artistin Petrit Halilaj
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit...
-
“Ndoshta ka me pasë arrestime”, frikësohet deputeti Abrashi pas intervistimit të Dejona Mihalit
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria ...
-
Ky është parashikimi i motit për vikend
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë ...
-
Haziri kritikon Kurtin: Shtetin që dikur e kundërshtonte, tani po e izolon
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, d...
-
RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan 600 mijë
Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, ka...