Lajme

Babai i Vjosa Osmanit flet për momentin kur e bija u zgjodh Presidente e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 22:02 | 05 April 2021

Prindërit dhe familjarët ndihen krenarë që Vjosa Osmani u bë presidente. Babai i Vjosa Osmanit tha se kishte emocione të përziera derisa e bija e tij po votohej për të parën e shtetit.

Telefonatat dhe urimet nuk po i ndalen.

E dikujt nuk i mjaftoi telefonata, erdhi edhe ta takojë Raif Osmanin, babin e Presidentes së Kosovës.

-Advertisement-

Parim Olluri: 300 mijë votat e Vjosa Osmanit nuk e meritonin një fat të tillë

Që nga e diela, Raifi po pranon vetëm urime që kur vajza e tij u zgjedh e para e shtetit.

Si çdo prind tjetër edhe Raif Osmani është i lumtur për arritjet e vajzës së tij në politikë.

Lajmi i fundit: Gastronomët vijnë me një ultimatum të ri për qeverinë Kurti

Në një bisedë për T7, Raifi pensionist tregon për emocionet që patën ditën kur po votohej në Kuvend.

Emocione të ngjashme ka pasur edhe nëna e Vjosa Osmanin, infermiere me profesion.

Por për të nuk ishte befasi.

Ajo thotë se qysh prej e vogël, Osmani kishte ëndërruar të bëhej presidente.

Presidentja e Kosovës, ka lindur e është rritur në qytetin e Mitrovicës.

Banorët e ndërtesës ku ende jetojnë prindërit e Osmanit, pa dyshim që e përcollën seancën kur kjo e fundit u votua si Presidente.

Madje, ata e përcollën me aq vëmendje sa që harruan edhe gjërat tjera.

Ndërkohë pati edhe të tjerë, që patën lot gëzimi kur mbrëmë u thirr emri i Vjosa Osmanit si presidente e re e vendit.

E ata qytetarët të cilët patën mundësi që më herët të shkrepin fotografi me Osmanin, tash këto fotografi po i tregojnë me krenari.

Por pritshmëritë më të mëdha nga presidentja e re Vjosa Osmani, duket se i kanë të rinjtë e qytetit.

E dikush ka rastisur që fluturimin për në Gjermani ta ketë një ditë pas zgjedhjes së presidentes së vendit.

Por, ky i fundit thotë se nëse Osmani e Kurti punojnë mirë, ai do të kthehet përsëri në atdhe.

Mbrëmë Kosova u bë me presidenten e re Vjosa Osmani e cila mori 71 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera