Lajme

Lajmi i fundit: Gastronomët vijnë me një ultimatum të ri për qeverinë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 05 April 2021

Qeveria e Kosovës të hënën mori masa të reja kundër përhapjes së virusit COVID-19, shkruan Gazeta inFokus.

Njëra nga këto masa është edhe mbyllja e gastronomisë për 12 ditë. Arian Vranica, përfaqësues i Shoqatës së Gastronomëve në një intervistë për Gazetën inFokus ka thënë se i kanë dhënë kohë qeverisë vetëm 11 ditë dhe më pas do të fillojnë punën.

Mirëpo edhe për këtë mbyllje gastronomet kanë kërkesat e tyre e madje për plotësimin e tyre qeveria e re ka kohë vetëm deri me 18 prill që të ketë një plan konkret sa i përket ndihmës financiare për bizneset.

-Advertisement-

Ata po kërkojnë subvencionimin e gjysmë pagave të punëtorëve dhe gjysmë pagave të qirasë.

“Ne kemi pasë një takim edhe me Asosacionin e Komunave edhe me Përfaqësuesit e Bizneseve mirëpo ka qenë vetëm informimi sa i përket masave të reja jo një lloj dakordimi i një mesatareje.  Ne si shoqatë i kemi 11 ditë kohë për qeverinë që të ketë një plan konkret se si do të funksionojmë pastaj, nuk do të vazhdojmë të jemi të kuptueshëm pas 11 ditësh, do të duam diçka konkrete sa i përket shpenzimeve, që ka të bëjë më subvencionimin e gjysmë pagave të punëtorëve dhe të gjysmë qirave të këtyre bizneseve që po mbyllen tani”, ka thënë Vranica për Infokus.

Vie ‘kërcënimi’ nga gastronomet: Për 11 ditë me ose pa vendim të qeverisë ne do të punojmë

Ai po ashtu ka bërë të ditur se me qeverinë kanë biseduar edhe për dëmet financiare mirëpo që sipas tyre nuk ka një plan konkret për të iu dalë në ndihmë.

Ne kemi pas biseda sa i përket çështjes financiare mirëpo kjo duhet të ketë diçka konkrete deri me datën 18 jo pas datës 18sepse ne gjithmonë po vazhdojmë me një situatë të njëjtë edhe më të keqe për bizneset tona duke mos ditur se si të vazhdojmë tutje, kërkojmë me qenë konkret dhe korrekt me biznesin privat”, ka shtuar Vranica.

Po ashtu përfaqësuesi i gastronomeve ka thënë se për masat vetëm janë informuar dhe nuk janë pyetur nëse pajtohen apo jo.

“Natyrisht jemi duke i kundërshtuar këto masa sepse kanë jo konsultative por kane qenë informuese, vetëm na kanë informuar se çfarë masa do të vinë në shprehje ditëve në vijim dhe nuk ka pasë një lloj dëgjueshmërie që ne do të kemi një lloj kujdesi dhe të ketë pak hezitim për shkak të shkallëzimit të dëmeve ekonomike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në konferencën e sotme pas vendimit për masat e reja ka thënë se Ministria e Financave është duke përgatitur një pako për ti dalë në ndihmë kategorive që preken nga këto masa./Gazeta inFokus/

Qeveria Kurti jep lajmin e mirë: Pas masave të reja premton edhe pako me ndihmë financiare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera