Sport

Babai i Fati shpërthen kundër Barcelonës

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 29 Mars 2023

Babai i Ansu Fati, Bori, në një intervistë për mediumin spanjoll ” El Partidazo de Cope”, është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bën Barcelona djalit të tij.

“Ansu nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona, por unë dua që ai të ketë sukses. Nuk do të shkoj në stadium më, jam i nervozuar me klubin.

Për një muaj unë do të takohem me Jorge Mendes, me siguri. Më shqetëson që Ansu luan aq pak. Jemi duke folur për një lojtar që është i kombëtarës së Spanjës dhe ka ardhur nga akademia e La Masia. Ai meriton shumë më shumë se kaq”, tha Bori Fati.

-Advertisement-

20 vjeçari këtë sezon në “La Liga” ka qenë startues në vetëm 35% të ndeshjeve, ndërsa në 24 paraqitje ka realizuar 3 gola dhe 3 asiste.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy